Prinderit vijojne ta ngrene zerin per kushtet skandaloze ne te calat mesojne vogelushet e kopeshtit “Beselidhja” ne Lezhe, ndersa godina e re qe u mendua te behej ka mbetur nje germadhe qe prej rreth 5 ne mes te qytetit dhe nje rrezik epidemie.

Prinderit e kane ngritur zerin fort per rrezikun qe ju kanoset te vegjelve ne nje godine qe sherben per konvikt, por qe shpesh here kane frike qe te dalin para kameras per ta thene ate.

Ne kopeshtin e improvizuar neper dhomat e konviktit te shkolles profesionale mungon ngrohja, banjot e pershtatshme per femije, ka mbingarkese per shkak se dhomat jane te vogla, ndersa dhoma e gjumit duket si kazerme ushtarake.

Femijet u zhvendosen në kete vend pas prishjes se godines se kopeshtit ekzistues per te ndertuar te rene.

Jane bere rreth 5 vite nga nisja e punimeve objekti ka mbetur në fazen fillestare, pasi fondi
per fazen e dyte nuk u financua asnjehere.

Ndonese eshte apeluar vazhdimisht per mbylljen e punimeve dhe vendosjen e ketij kopeshti ne funksion, gjithçka ka kaluar ne heshtje.