Fshatrat e njesise Administrative ne Blinisht dhe Kallmet, ne Lezhe nuk do te kene me probleme me energjine elektrike. OSHEE ka nisur remontin e rrjetit elekrik ne keto zona pasi ishte ne gjendje te mjeruar.

Per te monitoruar punen qe po behet ne nderhyrjen e tensionit te mesem ishte edhe drejtori i OSHEE-se ne Lezhe Vincens Tuku. Drejtori Tuku tha se me kete nderhyrje merr zgjidhje problemi me energjine elektrike.

Nderhyrja qe po kryhet eshte pritur mjaft mire nga banoret e zones, te cilet tashme jane te bindur qe nuk do te kete me probleme me energjine elekrike.

OSHEE ne Lezhe ben me dije se investime te kesaj natyre do te kete edhe ne zona te tjera ne te ardhmen.