PUNIMET NË NJË RITËM TË KËNAQSHËM, PUNOHET NË DISA PLANE NJËHERËSH. Këto janë pamjet e shtresës së parë të betonit për ndërtimin e tribunës qëndrore të stadiumit “Loro Boriçi”. Punimet prej disa ditësh kanë vijuar me një ritëm të kënaqshëm duke bërë që faza e parë e projektit ajo e hapjes së themeleve te tribunës të kryhet.

Kompania kontraktuese e gjendur përballë një burimi të ujit në disa metra thellësi është duke bërë të mundur nxjerren jashtë të tij si dhe eleminimin me beton, e cila është vetëm shtresa e parë e tribunës që pritet të ndërtohet. Tashmë punimet duket se janë në një nivel krejt tjetër, pasi shikohet qartazi që po punohet në disa plane njeherësh. Përveç ndërtimit të tribunës, kompnia është duke u marrë me zhvendosjen e kolonave të ndriçimit si dhe ndërtimit e tirbunës anësore. Siç mësohet, për kolonat e ndriçimit ato do të vazhdojnë të jenë pjesë e ekipit të Vllaznisë ku do të kalojnë për ndriçimin e fushës sportive “Reshit Rusi”. Kjo konfirmohet dhe nga drejtuesit e ekipit të cilët hedhin poshtë aludimet e disa ditëve më parë që u mendua se impianti i ndriçimit do të zhvendosej në Tiranë. Tani duhet të shpresohet që ritmet e punimeve të vazhdojnë në këtë mënyrë në zbatimin e projektit në mënyrë që stadiumit të rikonstruktohet plotësisht e të jetë gati për ndeshjen, Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet në Tetor.