Presidenti i Francës, Francois Hollande takohet sot me presidentin amerikan Barack Obama në Uashington, në vazhdën e një turi shumëvendesh që synon bashkërendimin e veprime kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe përpjekjet për nje zgjidhje politike të luftës civile në Siri.

Shtëpia e Bardhë sqaroi se dy liderët do të fokusohen tek forcimi i bashkëpunimit në kuadër të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili ndërmerr prej më shumë se një viti tashmë sulme ajrore ndaj pozicioneve të ISIS-it në Irak e Siri.  Amerikanët, me sa duket, druhen se shefi i Kremlinit do të tentojë ofrimin e një qëndrimi më agresiv rus ndaj Shtetit Islamik vetëm në këmbim të mbështetjes së Francës për tkurrjen apo edhe rrëzimin e plotë të sanksioneve.  “Heqja e parakohshme e sanksioneve në Europë përbën shqetësim për ne”, pohon Evelyn Farkas, zyrtarja më e lartë në Pentagon për çështjet e Rusisë dhe Ukraines.  Ky i fundit këmbëngul të tregojë se pas sulmeve të Parisit, Putin mund të përpiqet të fitojë pëlqimin e Perëndimit, duke mësyrë shënjestrat e ISIS në Siri, ndërsa lufta e Ukrainës për mbrojtjen e kufijve të saj do të harrohet.

Artikulli paraprakAVIONËT TURQ, RRËZOJNË AVIONIN RUS NË KUFI ME RUSINË
Artikulli tjetërSHKODRA NË HISTORINË E SHTETIT SHQIPTAR