Zëdhënësja e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, Maja Koçijançiç e quan kundërproduktive dhe minuese vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

“Sa i takon djegies së mandateve, vendimi i opozitës pengon seriozisht zhvillimin e demokracisë në Shqipëri sepse parlamenti është vendi ku reformat duhet të diskutohen, të merren dhe të çohen përpara dhe jo bojkoti.

Këto vendime janë kundërproduktive dhe kundër zgjedhjes demokratike që qytetarët shqiptarë kanë bërë dhe minon progresin që vendi ka bërë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

Ne presim që të gjithë anëtarët e parlamentit të mbrojnë idealet dhe principet e demokracisë, të vazhdojnë të shërbejnë në parlament dhe të ndërmarrin të gjithë masat e nevojshme për të evituar veprimet e dhunshme”

Duhet dialog- Gjithashtu Koçijançiç përcolli dhe mesazhin që qeveria dhe opozita duhet të dialogojnë për të zgjidhur këtë situatë.

“Mbani mend që ne presim që qeveria dhe opozita do të angazhohen në diskutime konstruktive për të tejkaluar situatën politike. Është një deklaratë shumë e qartë.”

Sa i takon vetingut Koçijançiç u shpreh: Në këndvështrimin tonë nuk ka asnjë indikacion që cilësia e vetingut do të sakrifikohet për të shpejtuar procesin e integrimit.

Artikulli paraprakSHKODËR, RROK BARDELI FESTON TITULLIN “MJESHTËR I MADH
Artikulli tjetërPLUMBAT NË MAKINË DYSHOHET SE KANË LIDHJE ME GRABITJEN