Parandalohet një ngjarje e rëndë, krim brenda familjes, arrestohet autori në kohë rekord nga policia.

Sekuestrohet një armë zjarri Automatik.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, falë reagimit të shpejtë, pas njoftimit të marrë u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Fran Shelinaj, 33 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe

Arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja e tij shtetasja V. Sh 25 vjeçe, ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë pasi po dhunohej nga bashkëshorti.

Falë reagimit të shpejtë, forcat e policisë kanë mbërritur në banesën e tyre duke parandaluar dhunimin e mëtejshëm të shtetases V.Sh nga ana e bashkëshortit, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e

provës materiale, një armë zjarri Automatik.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” e “Dhuna në Familje”

parashikuar nga nenet 278 e 130/a të Kodit Pena

Artikulli paraprakSKUADRAT E TJERA NISIN PUNËN, VLLAZNIA NË GJUMË
Artikulli tjetërBLATTER KONFIRMON MANIPULIMIN E KATARIT