LËZHË, PROKURORIA DËRGON NË GJYKATË DOSJEN PËR KZAZ 13.

Pas hetimit të nisur prej disa muajsh Prokuroria e Lezhës ka dërguar në gjykatë dosjen për 8 komisionerët e KZAZ numër 13, në Lezhë të cilët manipuluan rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit të viti 2013-të.

Hetimet e prokurorisë kishin nisur pas kallëzimit që kishte bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ata akuzohen për “falsifikim të materialit zgjedhor dhe të rezultateve të zgjedhjeve”, të kryer në bashkëpunim” thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Lezhës.

Nga veprimet procedurale të prokurorisë ka rezultuar se ata kanë kanë ndryshuar rezultatin e tabelave për 10 qendra votimi në 10 komuna të rrethit të Lezhës. Në bashkëpunim me njëri tjetrin të gjithë anëtarët kanë firmosur ndryshimin e tabelave.

Pas dyshimeve për manipulim të zgjedhjeve me kërkesë të Partisë Demokratike të gjitha kutitë e votimit u dërguan për rinumërim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Tiranë ku rezultoi se kanë qenë më shumë se 800 vota të cilat ishin vjedhur duke i dërguar në favor të Partisë Socialiste.

Pas rinumërimit në KQZ rezultati ndryshoj duke bërë që koalicioni i djathtë të marrë 4 mandate deputetësh, ndërsa ai i majtë të marrë 3 mandate deputetësh.

Pas fitores së zgjedhjeve të së majtës të gjithë anëtarët e KZAZ u shpërblyen me poste drejtuese siç është edhe rasti i Lek Prendit i cili edhe pse është person nën hetim është Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lezhë

Në përfundim të hetimeve, prokuroria e Lezhës ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj shtetasve:

(tabele)

KOMISIONERËT E PADITUR NË GJYKATË
1 – ALKETA HOXHA (KRYETARE E KZAZ), PS
2 – ALEKSANDËR GJONMARKAJ (SEKRETAR I KZAZ) LSI
3- GJOVALIN GJELOSHI (NENKRYETAR I KZAZ), PD
4- LEKE PRENDI, (ANETAR), PS
5- GJERGJ DODA, (ANETAR), PD
6- BARDH DEDGJONAJ, (ANETAR), LSI
7- VITORE PALAJ (ANETARE) PS
8- SHAQE MARINAJ (ANETARE). PD

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/6qMy1jv6roI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]