KJO ZONË NUK KA PËRFITUAR ASNJËHERË RIKONSTRUKSION.Shumicave e hapësirave mes pallateve ne qytetin e Shkodrës janë problematike sa i takon infrastrukturës dhe menaxhimit te mbetjeve urbane. Kamera e Star Plus i është drejtuar ketë te shtune lagjes “Manush Alimani”

nje lagje e cila ndodhet ne zonën e njohur si Parruce dhe vetëm pak metra larg qendrës se qytetit te Shkodrës. Kjo zone eshte nje zone e mbipopulluar si rrjedhoje e numrit te madh te pallateve dhe shtepive private por perballe kesaj dendesie te popullsise qendron mungesa e investimeve ne infrastrukture dhe menaxhim te mbetjeve. Banoret e kesaj zone jane te detyruar te kalojne ne rruge me uje, balte, mbeturina dhe gjate stines se veres permes pluhurit per me teper ne kete zone ndodhet edhe Inspektoriati Shteteror i punes dhe shkolla 9 vjecare “Ndre Mjeda” cka ben qe numri i kalimtareve te jete edhe me i madh dhe jo thjesht te veshtiresohet kalimi i banoreve te zones dhe kalimtareve te rastit por njekohesisht veprimtaria e dy institucioneve  shume te rendesishme. Gjithashtu kalimi dhe parkimi i automjeteve ne kete zone eshte teper i veshtire si rrjedhoje e gjeresise se vogel te ketyre rrugeve duke penguar me teper kalimin por edhe hyrjet e shtepive dhe institucioneve.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/uwjsBd0S1E8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakURDHRI, NDRYSHIMET PREKIN SHKODRËN
Artikulli tjetërMODERNIZIMI I FORCAVE AJRORE