Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka marrë në mbrojtje deputetët e VMRO-DPMNE-së që votuan për ndryshimet kushtetuese.

Që nga votimi i 19 tetorit patrulla policore po qëndrojnë në afërsi të shtëpive të shtatë deputetëve ndërsa ata po sigurohen edhe gjatë lëvizjeve jashtë banesave të tyre.

Një vendim i tillë është marrë pas kërcënimeve në rrjetet sociale se “deputetët që do të votonin për ndërrimin e emrit të shtetit do të tradhtonin idealin e atdheut dhe parimet e partisë VMRO-DPMNE, se me asnjë çmim nuk do të mbështesin marrëveshjen kapitulluese me Greqinë”.

Por, disa nga deputetët që votuan ndryshimet, ka thënë se nuk ndjehen të rrezikuar, si ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska dhe Lube Arnaudov thanë se asnjëherë nuk kanë

marrë kërcënime për jetën ndërsa kanë mbrojtur qëndrimin për votimin e ndryshimeve kushtetuese, si “mundësi për të ndërhyrë në përmirësimin e Marrëveshjes për Emrin gjatë fazës së paraqitjes së amendamenteve për forcimin e identitetit maqedon”, shkruan rel.

Deputetet që votuan ndryshimet akuzohen për ngjarjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill një vit më parë, dhe mbështetja e tyre për ndryshimet thuhet të jetë bërë për heqjen e padisë për “tentim-vrasje dhe kërcënim terrorist të rendit kushtetues”.

Votat e deputetëve të VMRO-së ishin të domosdoshme për të siguruar dy të tretat, të nevojshme për kalimin e propozimit të Qeverisë për qasje në ndryshimet kushtetuese.