Marrëveshje ekstradimi me Britaninë

Mazhoranca dhe opozita bën bashkë votat për të miratuar në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut për Ekstradimin. Marrëveshja vjen pas kërkesave të vazhdueshme të shtetit anglez për ekstradimin e shtetasve shqiptarë që kanë kryer vepra penale në Britani. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se marrëveshja i shërben edhe forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve Gjonaj: Kjo marrëveshje ka si qëllim që t’i hapë rrugë ekstradimit të shtetasve shqiptarë të cilët kryejnë një vepër penale në Mbretërinë e Bashkuar dhe njëkohësisht anasjelltas. Edhe pse dhanë votën e tyre pro, deputetë të Partisë Demokratike nuk kursyen akuzat ndaj qeverisë. Enkelejd Alibeaj: Grupet krimit të organizuar shqiptarë janë përfshirë në trafikun e drogës kryesisht kokainës brenda territorit të Mbretërisë së Bashkuar. Mjafton kjo për të kuptuar se kush ia nxin imazhin Shqipërisë. se përse gjenerohet një elementë i tillë kriminal. Eduart Halimi: Është fuqizuar krimi në Britani, sepse Shqipëria është bërë Kolumbi. Krimi fuqizohet nga rrënjët. Shqipëria u mboll me kanabis. Marrëveshja e miratuar në Kuvend do t`i kaloj për miratim Parlamentit shqiptar në seancën plenare të radhës.

Artikulli paraprakDOGJËN 2 DYNYM TOKË, NDIQEN PENALISHT DY PERSONA
Artikulli tjetërQËLLON ME ARMË DHE PËRPLASET ME MAKINË POLICËT GREKË, ARRESTOHET SHQIPTARI