Kampet verore janë një zgjidhje ideale për fëmijët. Jo thjesht në kuptimin e argëtimit dhe pushimit, por edhe për ta bërë rritjen e tyre më të shëndetshme si në anën fizike, edhe në atë mendore.

Për dy javë Caritasi Dioqezan bashkë me Shoqatën e Romëve dhe Egjiptianëve organizuan kampin veror me fëmijët e këtij komuniteti.

Ndërsa dita e sotme u përmbyll me një ceremoni festive-kulturore. Organizatorët teksa e vunë theksin tek fëmijët në situatë rrugë i cilësuan sit ë rëndësishme të tilla aktivitete.

Për kreun e shoqatës së romëve dhe egjiptianëve fëmijëve të këtij komuniteti duhet ti kushtohet më tepër vëmendje.

Pjesëmarrësit janë ndarë në grupe . Ishin fëmijë Romë dhe Egjiptianë nga qyteti i Shkodrës. Motrat Françeskane kanë asistuar me fëmijët dhe kanë ndihmuar vullnetarët me aktivitete të ndryshme.

Në fund të çdo turni, fëmijët janë kënaqur në këndin e lojërave dhe kanë marrë pjesë në shfaqje, ku secili prej tyre ka pasur mundësinë që të ofrojë një interpretim sipas talentit të vet.

 

Artikulli paraprakU DHUNUA NGA GRABITËSIT, DALIN FOTOT E 62-VJEÇARIT TË GJAKOSUR
Artikulli tjetërURA FUT NË “SHERR” SHOFERËT