Në stadiumin ‘Air Albania’ luhet për herë të parë një ndeshje e kategorisë Superiore dhe është pikërisht derbi, Partizani-Tirana.

Interesi për këtë ndeshje ka qenë mjaft i madh ku njoftimi i fundit zyrtar ishte para disa orësh dhe numri i biletave të shitura ishte 19.000.

Tifozët e Partizanit kanë hapur edhe një banderolë prekëse ku shkruhej:
“Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen përgjithmonë”.

Pak para nisjes së derbit, policët, ushtarakët dhe zjarrfikësit, heronjtë e heshtur që shpëtuan shumë jetë pas tërmetit tragjik janë nderuar duke marrë duartrokitjet e tifozëve të dy ekipeve gjatë parakalimit që bënë në fushë dhe rreth saj.

Artikulli paraprakASGJËSOHEN 2.1 TON MISH PULE TË ARDHUR NGA POLONIA
Artikulli tjetërPËRDHUNUESI I DËNUAR ME VDEKJE KËRKON AMINISTI: PO MË VRET MJAFT AJRI I NDOTUR