Qindra besimtar te krishtere ne Lezhe ju drejtuan mbreme katedrales se “Shen Nikollit” per te pritur lindjen e Krishtit.Krishlindjet janë kemtuar edhe në qytetin e Lezhës.Mesha e shenjte u udhëhoq nga ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale.

Duke iu referuar kësaj ngjarje të rëndesishme për krishterimin, ipeshkvi i Lezhës e ka vendosur theksin tek nevoja e solidaritetit, ndaj njerezve në nevojë.Vitale u ndal dhe tek largimi masiv i shqiptareve jashtë vendit, që sipas tijë nuk është zgjidhje.

Ne kete nate te madhe per te krishteret, pas meshes besimtarët u shpërndanë duke uruar njëri-tjetrit për më shumë paqe e dashuri.I gjithë rituali fetar u monitorua nga forcat e policisë, të cilët kishin bllokuar lëvizjen e automjteve në rrugen pranë katedrales së qytetit.

Artikulli paraprakIMZOT FRENDO APEL POLITIKËS: JO DHUNË, POR DIALOG
Artikulli tjetërPAPA DËNON BOTËN E MATERIALIZMIT DHE VARFËRISË