Susie Martin, e cila punon për shërbimin meteorologjik Minesota SHBA, vendosi të marrë djalin e saj gjatë orarit të punës. Meteorologia, në fakt, ka dhënë parashikimin e motit me djalin e saj 1 vjeç në shpinë, të cilin e kishte lidhur në trupin e saj.

“Është jashtëzakonisht çliruese që të jem në gjendje të mbaj djalin tim gjatë kryerjes së detyrave të tjera,” shkroi ajo në blogun e kompanisë.

Kompania meteorologjike, duke postuar videon në llogarinë e tyre të Twitter bëri shaka duke shkruar:

“Parashikimi ynë kombëtar sot u dha nga meteorologia dhe nga një i ftuar i veçantë.Për fat të keq, asistentin e zuri gjumi në vendin e punës. Kërkojmë ndjesë për këtë të papritur”.

Videoja e Susie Martin me vogëlushin u shpërnda nga shumë përdorues në rrjetet sociale.

Artikulli paraprak“BURRA TË GJALLË, BURRA TË VDEKUR”
Artikulli tjetërPS SHKODËR, “PSE NA SILLNI DREJTORË JABANXHINJ”