Ministrja Nikolla ka kërkuar një përfaqësi nga studentët për të negociuar për tre kërkesat e tjera, por ata kanë refuzuar. Ata kanë shpjeguar edhe arsyen se përse kanë refuzuar. “Jo grup pune, pasi nëse bëhet kjo gjë do të ketë përçarje.

Ne kërkojmë të dalë ministrja, të vijë këtu. Nëse nuk pranon, ajo le të zgjedhë një vend tjetër që të na mbajë të gjithëve ne.

Nuk pranojmë grupe për negociata, pasi e dimë si qëndron puna, po të krijohen grupe do të futet politika në mes. Të plotësohen të gjitha kërkesat tona” thonë studentët.

Artikulli paraprakSTUDENTËT SËRISH NË PROTESTË, 10 KËRKESA TË REJA PËR MAS: I KEMI TË SHENJTA, JEMI GATI TË LUFTOJMË
Artikulli tjetërZGJIDHET KËSHILLI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI