Ambasada Amerikane iu bën thirrje të gjithë gjyqtarëve të Apelit në rrethe që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar duke iu bërë thirrje gjyqtarëve të Apelit në rrethe të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në një postim në faqen e Facebook-ut të Ambasadës thuhet se Shqipëria është shumë pranë krijimit të një sistemi drejtësie që iu shërben interesave të qytetarëve.

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë!”-thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Artikulli paraprakZJARR NE VELIPOJE NE ZONEN E PULAJVE,RREZIKOHEN BANESA
Artikulli tjetërGODITEN DY BAZA ME MOTORË TË VJEDHUR NË ISHULL LEZHË