Studentët e Fakultetit të Drejtësisë në kryeqytet, të cilët nisën të parët ngujimin, i janë drejtuar me një kërkesë trupës së pedagogëve.

Në këtë kërkesë, ata parashtrojnë tre kërkesa.

Së pari kërkojnë mbrojtjen e tyre si akademikë dhe si prindër për të ndaluar dhunën e policisë së shtetit dhe asaj private ndaj studentëve protestues.

Së dyti, kërkojnë garanci që ndaj studentëve protestues nuk do të merren masa.

Dhe së fundi, garanci se viti akademik nuk do të digjet.

Kërkesa e studentëve mbyllet me thirrjen: “Na mbroni nga dhuna dhe shantazhet”!

Artikulli paraprakMOTI I KEQ/ SITUATA NË LEZHË E QETË, MIRDITA ‘E PUSHTUAR’ NGA AKULLI, RRUGA E KOMBIT E KALUESHME
Artikulli tjetërKOMISIONERI JOHANNES HAHN VIZITON SOT KOSOVËN