Janë shpërndarë mbrëmjen e së dielës çmimet Golden Globe Awards 2016 gjatë një spektakli në Los Angelos.

Çmimet Golden Globe janë çmime amerikane që ndahen çdo vit për kinemanë dhe filmin nga Shoqata e Shtypit të Huaj e Hollywood, një organizatë që bën bashkë gazetarët ndërkombëtarë që merren me kinemanë dhe televizionin.   “The Revenant” triufoi me 3 çmime: “Filmi më i mirë në kategorinë e dramës”, me aktorin më të mirë të kësaj kategorie Leonardo DiCaprio dhe regjia më e mirë, Inarritu.  “The Martian” mori çmimin” Filmi më i mirë në kategorinë e komedisë” me “aktorin më të mirë të kategorisë Matt Damon Aktorja më e mire e komedisë u shpall Jennifer Lawrence dhe aktorja e dramës Brie Larson.   Kompozitori italian Ennio Morricone fitoi çmimin për kolonën më të mirë zanore, në filmin “The Hateful Eight”. Ennio Morricone për kolonën zanore të filmit ” The Hateful Eight”, të regjisorit Quentin Tarantino Sylvester Stallone mori çmimimin “aktori më i mirë jo protagonist” në filmin “Creed”, i cili u shoqërua me shumë duartrokitje. Aktori Denzel Washington ka fituar çmimin special të karrierës. The Revenant” është filmi i regjizorit meksikan Alejandro González Iñárritu, i cili para një viti ka marrë 7 nominime dhe 2 Golden Globe, aktori më i mirë dhe skenari më i mirë, në filmin “Birdman”. Nuk ka fituar asnjë çmim “Carol”, që në fakt kishte marrë më shumë nominime se çdo film tjetër. Filmi “Steve Jobs”, ka marrë dy çmime: Kate Winslet si “aktori më i mirë” dhe Aaron Sorkin për “skenarin më të mirë”. Por ndryshe nga çmimet Oscar, Golden Globe ndajnë çmime edhe për serialet televizive dhe për ata që marrin pjesë. Mes të tjerëve, në kategorinë televizive morën çmime, Jon Hamm me “Mad Men” Maura Tierney me “The Affair” e Oscar Isaac me “ Show Me A Hero”. Ky ishte edicioni i 73-të i Golden Globe ndërsa çmimet u vendosën në bazë të votave të rreth 90 gazetarëve. Kategoritë e Golden Globe janë 25: 14 për kinemanë dhe 11 për televizionin. Çmimet u ndanë në bazë të llojit të filmit ose serialeve televizive.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË GURIN E ZI, PLAGOSEN DY SHTETAS
Artikulli tjetërSHUHET KËNGËTARI LEGJENDAR, DAVID BOWIE