Ndahet nga jeta bashkëshortja e të ndjerit Dritëro Agolli, Sadije Agolli.
E veja e shkrimtarit të madh u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare.

Ajo ndërroi jetë pak minuta më parë në Spitalin e Neurologjisë për shkak të një hemoragjie cerebrale.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë Agolli u shpreh : Këto dy vite kanë qenë shumë të vështira megjithëse unë jam munduar duke shkruar. E kisha shumë të vështirë ndarjen me Dritëroin, vitin e parë kam qenë krejt e humbur.

Kur vdiq Dritëroi dhe më bënë propozim për ta kthyer në muze, këtë dhe të Ismailit poshtë, por nuk doja se isha kaq e lidhur me kujtimet dhe me gjërat. Thoja që po të iki në një vend tjetër nuk do të mësohem dot dhe do të vdes e mjerë.Kurse kjo shtëpi më jep jetë, më jep frymë.

Kalova vetëveten ç’është e vërteta. Këtu është e pasqyruar e gjithë jeta e Dritëroit, këtu ka shkruar, këtu ka punuar, këtu ka kaluar çdo gjë, prandaj them se do të bëhet një muze i bukur.

Të gjithë gjërat e Dritëroit, duke rishikuar dhe librat e tij, them ai sikur nuk ka kaluar një jetë por sikur ka bërë dy jetë.Duke bërë rikonstruksionin e të gjithë pallatit, ky bëhet pallati i artistëve.

Dritëro Agolli u nda nga jeta dy vjet më parë.

Artikulli paraprakRËNIA E ASHENSORIT , POLICIA ARRESTON TEKNIKUN
Artikulli tjetërGODITËN ME TYTË PISTOLETE PUNONJËSIN E PORTIT, NË PRANGA DY PERSONA