Dhuna me bazë gjinore mund të luftohet edhe përmes artit dhe mesazheve që përcjell. Kështu është menduar një prej aktiviteteve në 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore i organizuar nga bashkia Shkodër.

Koncerti u mbajt nga kori “Rozafa Expression” me drejtues artistik Zef Çobën. Artistja e madhe shkodrane Justina Alija performoi në aktivitetin e quajtur “Arti Kundër Dhunës”.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se ky projekt është një fushatë sensibilizimi ndaj shoqërisë për të shmangur dhunën me bazë gjinore.

Slogani i këtij aktiviteti është “Më dëgjo edhe mua” dhe synon zbutjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Projekti “Arti Kundër Dhunës” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Bashkia Shkodër, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD në Shqipëri, është bashkëfinancuese dhe bashkëzbatuese e programit, për projektet që po zbatohen në territorin e Bashkisë.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET AKTORI SHKODRAN SANDËR RUÇI
Artikulli tjetërLAGJJA “LIRIA”, VARFËRIA I LË NË TERR