Në Liqenin e Shkodrës nuk do të lejohet asnjë mjet lundrues i paliçensuar. Së shpejti, institucionet përgjegjëse do të bëjnë të mundur inventarizimin e të gjithë mjeteve që do të hyjnë për të peshkuar në ujërat e liqenit.

Sipas menaxherit të Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, Arian Çinari, të gjithë ata që nuk do të liçensohen, do të përballen me forcën e ligjit.

Çinari shprehet se së bashku me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Shkodër do të ketë një system të ri të shitjes së peshkut. Në këtë mënyrë, të gjithë qytetarët shkodranë do të dinë origjinën e peshkut të Shkodrës.

Në këtë mënyrë, sipas Çinarit, të gjithë qytetarët shkodranë do të jenë të garantuar për cilësinë e peshkut.

Në jo pak raste, tregtarë të ndryshëm kanë abuzuar me origjinën e peshkut, sidomos të Krapit, duke shitur peshq të ardhur nga importi, sit ë jetë i Liqenit të Shkodrës.

Artikulli paraprak“ZGJOHET” TERMETI I 1979-ës NË SHKODËR
Artikulli tjetërOSHEE, ISUFI: INVESTIME PËR ENERGJINË NË VELIPOJË