Ambasada amerikane në Tiranë ka ftuar prokurorët që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e SPAK-ut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA thekson se Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti i atyre që do bëhen pjesë.

Duke ftuar prokurorët që të mos hezitojnë të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë, ambasada amerikane publikon edhe kriteret e nevojshme për t’u zgjedhur prokuror i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Postimi i ambasadës së SHBA
“Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune.

Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK.

Artikulli paraprakAKTORI I FAMSHËM SHQIPTAR HEQ DORË NGA TEATRI
Artikulli tjetërSHQIPTARI TENTON TË VRASË ÇIKLISTIN MAQEDONAS, POLICIA ITALIANE HETIM NË DISA PISTA