Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka nderuar teatrin “Migjeni” të Shkodrës, duke dekoruar me urdhrin e lartë “Mjeshtër i Madh” tre aktorë të kësaj skene.

Mundi dhe djersa e madhe derdhur në dërrasat e skenave brenda dhe jashtë vendit nga këta aktorë, përveç mirënjohjes së publikut është shpërblyer edhe me nga një titull me vlerë.

Bep Shiroka (pas vdekjes), Paulin Preka dhe Rita Gjeka janë treshja e mirënjohur shkodrane që janë nderuar nga presidenti Nishani në përfundim të mandatit të tij.

Star Plus uron familjarët e miqtë e Bep Shirokës, si dhe aktorët Paulin Preka e Rita Gjeka, për këto vlerësime me te cilat nuk krenohen vetëm ata, por e gjithë Shkodra.

/ Star Plus Tv /

Artikulli paraprakKAPET GJYSMË TON KANABIS NË KUFIRIN SHQIPTARO-GREK
Artikulli tjetërKAPET NJË ADMINISTRATOR I LOJËS “BALENA BLU”