Ajo është një nga gola shënueset më të mira në Shqipëri dhe është pjesë e skuadrës së Vllaznisë në futboll për femra. Megi Doçi është një nga futbollistet kyçe të skuadrës kuqeblu ku para pak ditësh fituan për herë të pestë radhazi Kupën e Shqipërisë të cilat në këtë finale kishin përballë skuadrën e Tirana As.

Ndërkohë pas këtij trofeu skuadra ka vazhduar sërish ndeshjet e radhës për në Kampionatin Kombëtarë ku takimi i fundit ishte me skuadrën vendase te Pogradecit. Në këtë ndeshje rezultati përfundimtarë është 9-0 ku të gjithë këto gola janë shënuar nga sulmuesja Megi Doçi e cila pas këtij rezultati mori edhe nofkën “tërmeti 9 ballësh”.

Në një intervistë për Star Plus Megi shprehet se shënimi i gjithë këtyre golave nuk kanë qënë të vështirë për ta pasi janë të pakta ekipet në futboll për femra në Shqipëri që mund të quhen rivale të forta për Vllazninë.

Ndërkohë e pyetur rreth ndeshjes së ardhshme ku Vllaznia do të presë në Shkodër skuadrën e Teutës ajo shprehet.

Megi Doçi përveç se pjesë e skuadrës së vendlindjes së saj është edhe futbolliste në ekipin e kombëtares shqiptare. Dëshira e saj është që pasionin që ka për futbollin ta vazhdojë sa më gjatë që të jetë e mundur.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE