Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë, në një aksident të pazakontë. Pasi ka ndalur makinën e tij, ka dalë prej saj, pa ngritur frenat e dorës.

Makina ka ecur mbrapsht, dhe shoferi duke tentuar ta ndalojë, është zonë për vdekje prej saj.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 02. 10. 2018, në fshatin Tujan, dyshohet se mjeti tip “Opel”, i shtetasit S. Q., gjatë kohës që ka qenë ndaluar ka ikur indietro dhe gjatë kohës që shtetasi S. Q.,

ka tentuar ta ndaloj është zënë sipër nga mjeti ku për pasojë shtetasi S. Q., vjeç 35, banues në Tiranë ka gjetur vdekjen. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.