Presidenti amerikan Barack Obama, që mori pjesë në disa aktivitete politike për mbledhje fondesh për Partinë Demokrate në Kaliforni, tha se vendi është në “një moment të rëndësishëm politik”.

Ai tha se votuesit janë të frikësuar dhe nervozë. Ai tha se kur njerpzit kanë këto ndjesi, mund të ndodhin “gjëra të çuditshme”. Komentet e zotit Obama bëhen pas zgjedhjeve paraprake në New Hampshire ku biznesmeni Donald Trump fitoi mes republikanëve dhe senatori nga Vermonti, Bernie Sanders fitoi mes demokratëve, duke mundur ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.

Artikulli paraprakENERGJIA ELEKTRIKE, BANORËT ANKOHEN NË FSHATIN KOPLIK I SIPËRM
Artikulli tjetërMYFTINIA SHKODËR PËRKUJTON IMAM HAFIZ HALIM HAJDARIN