Partia Demokratike dhe aleatët e saj opozitar kanë protestuar këtë të shtunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Qindra simpatizant u mblodhën nga e gjithë Shqipëria për të kërkuar largimin e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Këtë radhë nuk kishte podium, ndërsa vetëm Krytari i PD, Lulzim Basha, mbajti një fjalim të gjatë para protestuesve, duke deklaruar se do të vijohen të gjithë përpjekjet për largimin e qeverisë në narkotrafikut.

Protesta u mbyll pas dy orësh, ndërsa kishte pjesëmarrje të gjerë edhe nga Qarku Shkodër.