Një ngjarje e rëndë është shënuar në Krujë. Një rast përdhunimi ka ndodhur, ndërsa në prangat e policisë është vendosur një 26-vjeçar.

Shtetasi me inicialet G.Rr. 26 vjeç, dyshohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë me një vajzë të mitur 16-vjeçare.

Ja njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin G.Rr. 26 vjeç, banues në Krujë.

Shtetasi i mësipërm dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me dhunë me të miturën K.L. 16 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale
“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar në nenin 101/1 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakARRESTOHET NJE PERSON NE KERKIM
Artikulli tjetërVODHËN NE POLICI, ARRESTOHEN DY PERSONA