Policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin e antentatit me armë zjarri ndaj kryeplakut të fshatit Gribë të Gramshit, Tajar Veliu.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Sokol Veliu, 25 vjeç nga Griba. Ky i fundit me datë 12 prill dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë Tajar Veliun dhe menjëherë pas ngjarjes u largua për t’u fshehur drejt qytetit të Korçës.

“Pas një pune të mirëorganizuar dhe intensive u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, u ushtruan kontrolle të shumta nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e DVP Korçë, e pas negociatave me familjarët, autori është vetë dorëzuar në DVP Korçë” sqaron policia.

Shkak i ngjarjes mendohet të ketë qenjë një konflikt i hershëm mes kryeplakut dhe autorit të plagosjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Artikulli paraprakKONFLIKTI PËR PRONËN, BABË E BIR RRAHIN ISH DEKANIN
Artikulli tjetërARBEN NDOKA KËRKON HEQJEN E SEKUESTROS SË PRONAVE TË FAMILJES SË TIJ