BLUTË E SHKODRËS ARRESTOJNË ADOLESHENTIN, NGJARJA NGA PAKUJDESIA. Blutë e Shkodrës kane bere te mundur arrestimin e 16 vjeçarit, i cili ka qëlluar me arme zjarri bashkëmoshatarin e tij gjate mengjesit te sotëm ne fshatin Grude e Re.

Policia e Shkodrës bën me dije se ka rene ne prangat e policisë 16 vjeçari me inicialet A.TH. Arrestimi i tij është bere pasi pasi në vendin e quajtur Grude e Re, Shkodër ka plagosur me arme zjarri shokun e tij shtetasin K. N., vjeç 16, i cili është plagosur dhe aktualisht ndodhet i shtruar në ambientet e Spitalit Ushtarak Tirane, jashtë rrezikut për jetën. Në vendit të ngjarjes u gjet një gëzhoje arme zjarri Model 56. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dy arme zjarri një automatik Model 56, një arme zjarri automatike (pushkë dhjetëshe), me një gëzhojë në folenë e armës, si dhe 38 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit A. Th. dhe K. N., kanë qenë duke luajtur me armët e lartpërmendura dhe në një moment shtetasi A. Th., në mënyrë të pavullnetshme i është shkrepur arma duke plagosur shokun e tij.

Artikulli paraprakÇËSHTJA “DOSHI”, DRITAN PRIFTI DËSHMON NË PROKURORI
Artikulli tjetërIKMT, KALLËZON PENALISHT KRYETARIN E BASHKISË SHKODËR