Policia greke ka zhvilluar dy operacione në kufirin greko-shqiptar ku ka sekuestruar 192 kg marijuanë.

Në operacionin e parë, mbrëmë në darkë në Nerajdha, Igumenicë, u ndalua një automjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 99 pako me 106 kg 740 gram marijuanë. Po kështu u arrestuan dy shtetas grekë, një burrë 47 vjeç dhe një grua 46 vjeçe.

Ndërkohë në operacionin e dytë në Menidhi, Aitiloakarnania, u arrestua një çift shqiptar, përkatësisht 21 dhe 20 vjeç, pasi në mjetin e tyre u gjetën dhe sekuestruan 85 pako me 85 kg 915 gram marijuanë.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 7.9 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Artikulli paraprakARRESTOHEN NË MAKINË ME ARMË DHE DROGË, 2 TRAFIKANTË
Artikulli tjetërZHBLLOKOHET KLGJ, PARAQITEN DY KANDIDATURA