Nxënësit me aftësi të veçanta tashmë nuk do të jenë më vetëm, pasi përkrah tyre do te kenë edhe mësuesit ndihmës, të cilët do ti ndihmojnë ata në nevojat e tyre të përditshme dhe për të ecur me ritmin e shokëve të tyre të klasës.

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka shtuar numrin e mësuesve ndihmës në sistemin arsimor në vend, duke e çuar numrin e tyre nga 310 në 700 mësues.

Mësuesit ndihmës nuk janë mësues individual në një dhomë, por janë nxënës në klasa normale ku janë edhe nxënësit e tjerë.

Por, nëse për nxënësit e tjerë nuk është e nevojshme prania e një mësuesi ndihmës, për këta fëmijë me nevoja të veçanta do të jetë e nevojshme edhe asistenca e një mësuesi ndihmës,

që do të bëjë mundur të përfshijë programin individual të fëmijës me nevoja të veçanta me programin që ndjek gjithë klasa.

Këtë vit shkollor që u mbyll kishim 310 mësues ndihmës, ndërsa në vitin e ri shkollor 2018-2019 numri i mësuesve ndihmës shkon në 700”, theksoi ministrja Nikolla.

Mësuesit ndihmës do të akordohen në shërbim të fëmijëve me aftësi ndryshe në momentin që kjo do të jetë e nevojshme për ta, në mënyrë që këta fëmijë të ruajnë ritmin në ndjekjen e programeve mësimore.

Artikulli paraprakVIJOJNË LËKUNDJET SIZMIKE, TËRMETI SHKAKTON PANIK NË ELBASAN (DETAJE)
Artikulli tjetërSOT SKOCI-SHQIPËRI, PANUCCI BLINDON MBROJTJEN: DUA TRE PIKË! MCLEISH: JANË TË FORTË