Një person i dënuar me 8 muaj burg për “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, është prangosur në Rinas, në tentativë për tu larguar nga Shqipëria.

Sipas burimeve nga komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas në PPK Rinas, u kap M. B., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë – Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 28. 08. 2018, në PPK Rinas, u kap shtetasi M. B., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.