Prokuroria ka kërkuar 3 muaj burg për kreun e FRPD Shkodër Arvid Bushati i cili është proceduar penalisht.

Organi i akuzës e akuzon Bushatin si organizator të një tubimi të paligjshëm të zhvilluar një vit më parë nga të rinjtë demokratë përballë rektoratit të Shkodrës, në momentin kur kryeministri Edi Rama do të zhvillonte një takim me studentët.

Si përfundim Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka ndaj tij një gjobë prej rreth 600 mijë lekë të vjetër për protestën ndaj kryeministrit.

Në një intervistë për Star Plus Kreu i FRPD Arvid Bushati thekson se është në pritje të zbardhjes së vendimit e më pas do ta apelojë vendimin e shkallës së pare, në Gjykatën e Apelit në Shkodër

Bushati e quan këtë një presion që bëhet ndaj tij ku në 2 raste sic thekson ai vetë uniformat blu i kanë bërë kontroll në banesë pa një vendim gjykate

Pavarësisht këtyre presioneve që vijnë në të gjitha format të rinjtë demokrate shkodran nuk mund të ndalen në organizimin e protestave të tjera deri në mosbindje civile dhe deri në largimin e këtij kryeministri dhe kësaj qeverie thekson Bushati

Kreu i FRPD ka qënë disa herë i shënjestruar nga qeveria si i dyshuar për organizimin e protestave ndaj kësaj qeverie. Por sipas Bushatit këto vendime gjykatash i bëjnë më të fortë të rinjtë demokrat që të ecin përpara me të tjera protesta.

 

Artikulli paraprak“PËR NJË SHQIPËRI TË PASTËR”
Artikulli tjetërDSHP, FOKUSI NË PËRMIRËSIMIN SHËNDETËSOR