Partia Demokratike ka nisur nga Tirana mobilizimin e qytetarëve për protestën e janarit. Gjatë një takimi me banorë të Kombinatit, Lulzim Basha i ftoi shqiptarët të bashkohen me protestat e opozitës për t’i dhënë fund sundimit mafioz të Edi Ramës, i cili ka për qëllim të përdorë çdo mjet për të ruajtur pushtetin dhe pasurimin personal, kundër interesit të shumicës së shqiptarëve.

Basha: “Kjo situatë është e paqëndrueshme. Kjo nuk mund të zgjasë më. Politikisht, ky do të jetë viti i fundit i zullumit, Edi Rama dhe banda e tij e kanë vulosur fatin e tyre. Përballje totale në të gjitha frontet dhe protestë pa pushim deri në largimin dhe mundjen përfundimtare të së keqes.”

Basha shprehu bindjen se vetëm largimi i Edi Ramës është zgjidhja që vendi të dalë nga kriza politike, ekonomike dhe morale. Ai solli si argument marrëveshjen e imponuar para zgjedhjeve të qershorit.

Basha:Ajo tregoi para shqiptarëve që zgjidhja hibride nuk funksionon. Që pa larguar shkaktarin e kësaj të keqe, nuk do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.” Basha kishte një paralajmërim për Saimir Tahirin dhe Edi Ramën.

Basha: “Nuk ka prokuror të përkohshëm, nuk ka prokuror pa veting, nuk ka prokuror politik që shpëton Sajmir Tahirin nga drejtësia. Mbajeni mend, shënojeni dhe ndajeni këtë lajm, këtu, në zonën e tij elektorale me çdo qytetar. Sajmir Tahiri, nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, sikundër fati i shefit të tij politik është i vulosur”.

Kreu i Partisë Demokratike tha se beteja e nisur nga opozita në mbrojtje të demokracisë dhe interesit të shqiptarëve, është një betejë e shumicës së ndershme kundër pakicës se korruptuar dhe të kriminalizuar.

Basha: “Këta janë një pakicë absolute, që u bënë milionerë me paratë e drogës, që u bënë milionerë me konçesionet korruptive. Shqiptarët nuk kanë përfituar nga kjo. Një pakicë absolute që hanë e pinë nga mëngjesi deri në darkë me krimin dhe drogën. Shumica e shqiptarëve janë të ndershëm. Ne përfaqësojmë këtë shumicë absolute. Le ta thërrasim, le ta bashkojmë, le ta përballim, le ta përmbysim pakicën që i ka marrë frymën vendit.”

Apeli i Lulzim Bashës për shqiptarët është të mos pajtohen me të keqen. Basha: “Beteja për Kushtetutën është betejë për demokracinë, është betejë për drejtësinë, është betejë për ekonominë dhe ajo sapo ka nisur e ne do ta çojmë deri në fund.”

Artikulli paraprakFESTAT E FUNDVITIT, POLICIA RRUGORE: MOS ABUZONI ME ALKOOLIN, NUK TOLEROJMË
Artikulli tjetërLARGIMI I OPERATORIT TË KATËRT CELULAR