Ka zgjatur rreth 1 orë mbeldhja e Kryesisë së PS në Pallatin e Kongreseve e kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Kryesia e PS ka zyrtarizuar 7 shtatorin për mbledhjen e Asamblenë Kombëtare si dhe strategjinë për sesionin e ri parlamentar.

Gjithashtu Kryesia e PS ka miratuar grupin strategjik për zgjedhjet e drejtuar nga Blerina Gjylameti dhe e përbëra nga disa anëtarë.

Pas mbledhjes kreu i grupit parlamentar të PS, Balla tha se PS do nisë anëtarësimet e reja në parti për zgjedhjet lokale.

“U miratuan çështjet për të cilat do mblidhet Asamblea Kombëtare , për punën që është bërë deri tani për Shqipërinë që duam.

Për ne është e rëndësishme që përkrah përfundimit të turit të llogaridhënies, do të fillojmë një fushatë kombëtare anëtarësimesh të reja në Partinë Socialiste për një organizim më të mirë strukturor në të gjithë territorin për zgjedhjet e reja në vitin e ardhshëm.

Jemi në një proces më të hollësishëm dëgjesash e komunikimi me njerëzit, në çdo cep, në çdo lagje, për të mbajtur shënim, se është e rëndësishme që të kemi vëmendjen te njerëzit.

Nuk do humbim kohë me 3 konferenca për shtyp shpifjesh te PD por do përqëndrohemi te ato që na votuam. Komunikimi me opozitën është thelbësor,” tha Balla.

Grupi strategjik për zgjedhjet lokale:

Blerina Gjylameti Kryetare, Sekretare për organizimin e elektoral dhe drejtuese politike e TiranësDamian Gjiknuri
Ditmir Bushati
Bledi Çuçi
Taulant Balla
Erion Veliaj
Gramoz Ruçi

Artikulli paraprakPËRFUNDON MBLEDHJA E KRYESISË SË PS, PD DHE LSI MBLEDHJE GRUPI
Artikulli tjetërRESHJET E SHIUT SHKAKTOJNË PROBLEME NË KUKËS, VËSHTIRËSI NË QARKULLIMIN E MAKINAVE