EKIPET NUK REALIZOJNË STËRVITJE, NDËRHYHET PËR RIPARIM. Nuk është më diçka e re, problemi i parketit të pallatit të sportit “Qazim Dervishi”.

Siç shikohet dhe nga pamjet, ajo që të ofrohet nga ky parket , është konfirmimi më i mirë se punimet për realizimin e tij kanë qenë plotësisht jo funksionale. Për këtë arsye, ekipet e lojërave më dorë e kanë patur të pamundur të realizojnë stërvitje, pasi tashmë ai ka shfaqur dëmtime në gjithë vijën e gjatësisë së parketit në mes të tij. Kjo ka bërë që drejtuesit të vihen menjëherë në alarm pasi ditën e shtunë do të jetë ndeshja e radhës për ekipin e basketbollit të Vllaznisë. Pasi është kontaktuar dhe kompania kontraktuese, ato kanë sjellë një Shkodër një tjetër kompani nga Tirana për të bërë ndërhyrjet e nevojshme për sistemimin e parketit të pallatit. Punimet janë duke u realizuar sërish, tashmë më gozhdim pneumatik në mënyrë që parketi të mund të rezistojë pa u dëmtuar, por dhe kjo me shumë mundësi do të jetë e pamundur. Megjithatë, tashmë është bërë si telenevolë, sa herë ka probleme parketi, riparohet, me shpresën që vitin tjetër të ketë një ndërhyrje një herë e mirë për zgjidhjen e problemit. 

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/1tJ9VTy5JCc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]