Në një protestë të nisur në orën 18:00 teksa errësohej, dhe që u përmbyll pas 4 orëve, në 22:00 të darkës,

opozita joparlamentare shqiptare në një tubim që degjeneroi në dhunë në tentativa për të sulmuar parlamentin, kërkoi rrëzimin e qeverisë Rama dhe zgjedhje të parakohshme.

Nisi me një tubim prej një orë e gjysmë tek kryeministria, ku pasi lideri demokrat Lulzim Basha mbajti një fjalim, protestuesit menjëherë thyenë kordonin e sigurisë tek kryeministria, por nuk tentuan të sulmojnë godinën.

Protestuesit ishin që aty të dhunshëm, pasi hodhën vazhdimisht kapsollë, shashka dhe tymuese ndaj policiesKrejt papritur, protestuesit u zhvendosën drejt Parlamentit, aty ku pati sulme të njëpasnjëshme për të goditur institucionin e Kuvendit të Shqipërisë.

Aty policia u detyrua të përdorë disa herë gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën sa herë që ata afroheshin për të sulmuar Kuvendin.

Në mesin e protestuesve pati shumë persona me maska të cilët me flakadanë në duar kanë hedhur tymuese dhe kapsollë ndaj policisë, ku për pasojë mbetën efektivë të plagosur me djegie në fytyrë.

Një tubim që u mbajt në një ditë me reshje shiu, PD-ja u shpërndau protestuesve rreth 1 mijë çadra të njëjta me mbishkrimin “Ik”.Ndërkohë një makine të parkuar afër parlamentit iu vu flaka

Në përmbyllje të protestës në selinë blu Basha e quajti protestën më të madhe, teksa falenderoi qytetarët.

Vetëm pak minuta pasi opozita mbylli protestën , policia nis shoqërimet ku mësohet se janë shoqëruar mbi 20 persona.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 14.04.2019
Artikulli tjetërKRYEMADHI “KËRCËNON” LLESHAJN