Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, tha se kreut të Partisë Demokratike nuk i vjen zëri tani që doli “një aktor i papaguar” dhe e nxori “cullak”.

“Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s’të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna,del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak!

Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare! Apo po fle ti tani”, shkruan Rama në rrjetin social