Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e shumëpritur për fermerët ku në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se do të hiqet nga karburanti për prodhim bujqësor, akciza, taksa e qarkullimit dhe e karbonit.

“Lajm pozitiv dhe i shumëpritur për fermerët dhe ka të bëjë me karburantin. Përpara se sa ta shpjegoj konkretisht dua t apërsëris që nëse qeveria jonë në këtë fazë po hedh hapa të shumëpritur, në drejtim të njerëzve të punës këtu kam parasysh zerimin e taksës mbi fitimin dhe tvsh për biznesin e vogël deri në 1 milion,

kam parasyh rritjen e pagave 40% përqind për mjekët dhe infermierët për arsimtarët, ashtu sikundër kam parasysh një sërë investimesh për ekonominë kjo vjen si rezultat i faktit se reformat konsolidimi i gjithë strukturës së shtetit i financave publike, rritja e konkurencës e të ardhurave kanë krijuar kushtet që ne ti bëjnë këto.

Nuk mund të bëheshin as vjet as parvjet as 5 apo 7 vjet më parë pasi e gjithë lëvizja jonë drejt të ardhmes ka qenë e bazuar mbi një plan strategjik mbi hapa që janë hedhur me rradhë për të ardhur në kushtet kur krijojmë një mundësi të re për vendin dhe për njerëzit.

Sot do të ndërhymë për të filluar një regjim të ri për karburantin në regjim bujqësor. Do të heqim nga karburanti për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit, nga karburanti do të hiqet edhe taksa e karbonit.

Do të ulim gjysëm për gjysëm mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën, llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe dhe kulturat e deklaruara. barra fiskale dotë përjashtohet dhe do të konvertohet në saisnë e konvertuar në bazë të kritereve që thashë, përmes një karte të veçantë për çdo fermer”, tha Rama.

Artikulli paraprakNGA E ENJTJA MASKA ME DETYRIM, RAMA: SHPRESOJ QË QYTETARËT TA MARRIN SERIOZISHT, SHMANGIM NJË MBYLLJE TË DYTË
Artikulli tjetërSINDIKATA: PREMTIME BOSHE PËR PAGAT E MËSUESVE