Kryeministri Edi Rama prezantoi “Paktin për Universitetin” te studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Duke i informuar për 12 pikat e miratuara nga qeveria në mbledhjen e fundit të 2018-ës, të cilat përmbushin në tërësinë e tyre pjesën më të madhe të tetë kërkesave,

Rama tha se të gjithë studentët e sistemit Bachelor po përfitojnë përgjysim të tarifave, ndërsa ekselentët dhe ata që vijnë nga familjet në nevojë, nuk do kenë asnjë tarifë studimi për të paguar.

Kryeministri theksoi gjithashtu se universitetet kanë tentuar të miratojnë tarifa edhe më të larta studimore, por nuk i ka lejuar qeveria duke vendosur një tavan.

Gjatë bashkëbisedimit me studentët në Elbasan, Rama tha se universitetet kanë tentuar të miratojnë tarifa edhe më të larta studimore, por nuk i ka lejuar qeveria duke vendosur një tavan.

Policia ndërhyn kur e kërkojnë universitetet. Po nuk e kërkuan nuk ndërhyn. Tarifat sot janë nën kosto. Kushton më shumë një student sot sesa ato tarifa. Tarifat i ka vendosur Universiteti.

Dhe çka ka bërë qeveria është të vendosë tavanin dhe të thotë s’mund të shkosh më sipër sepse krijohen probleme. Nëse nuk do vendosnim tavanin, tarifat do të ishin më të larta.

Kjo për arsye llogarie. Një arsim cilësor lidhet edhe me sa paguan. Por qeveria e ka detyrim të mbështesë studentët që vijnë nga familjet në nevojë.

Artikulli paraprakVODHI ME ARMË BANESËN NË 2015, NË PRANGA 30-VJEÇARI
Artikulli tjetërU LIDH NGA GRUAJA DHE U LA PA USHQIM, 47-VJEÇARI TRANSPORTOHET ME URGJENCË NË SPITAL