Mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit që mes plumbava mbrojtën të moshuarit në Fier dhe treguan me forcën e shembullit se Policia e Shtetit është e qytetarëve, me qytetarët dhe për qytetarët.

Rruga e transformimit të Policisë së Shtetit nga trupa e tradhëtuar, e keqtrajtuar dhe e keqfinancuar e katër viteve më parë, në Policinë Shqiptare të renditur me dinjitet mes uniformave blu të Bashkimit Europian,

është ende e përpjetë dhe e vështirë, por është pa kthim dhe pa ndalim deri në arritjen e këtij objektivi madhor në vitin 2021, mu ashtu siç jemi zotuar.

Duke iu drejtuar mjaft policëve të ftuar në kryeministri, bashkë me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Rama u shpreh: “Nëse kqebërësit nuk ulin armën dhe me armë kërcënojnë jetën e policisë, përgjigja me armë ndaj tyre mbetet e vetmja përgjigje.

Kryeministri Edi Rama ka nderuar sot me një medalje mirënjohjeje punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ka veçuar një rast ku pesë punonjës sipas tij mes plumbava mbrojtën të moshuarit në Fier dhe treguan me forcën e shembullit se Policia e Shtetit është e qytetarëve, me qytetarët dhe për qytetarët.

Duke iu drejtuar mjaft policëve të ftuar në kryeministri, bashkë me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Rama u shpreh: “Nëse kqebërësit nuk ulin armën dhe me armë kërcënojnë jetën e policisë, përgjigja me armë ndaj tyre mbetet e vetmja përgjigje që ata mund të marrin dhe që do të meritojnë në çdo rast.

Do të ketë gjithnjë grabitës që do të synojnë banesat e qytetarëve, por do të ketë gjithnjë e më shumë një polici të gatshme për t’i vënë prapa hekurave.

Është e freskët koha, kur policia e shtetit patrullonte me armë pa fishekë dhe me uniforma të katandisura si mos më keq.

Edhe atëhere kishte padyshim shembuj heroizmi, por sot jemi në kushtet kur falë punës së përbashkët, forca e shembullit të drejtuesve dhe punonjësve me integritet të policisë së shtetit, është busulla e angazhimit tonë. Ky vit do të shënojë një rritje të mëtejshme të këtyre rezultateve, si zbulimi i 85% i veprave penale në fushën e luftës kundër narkotikëve.

Heqja e Shqipërisë nga harta e kanabisit, nuk qe një rastësi, por një punë dhe strategji, nga e cila ka nisur një betejë e re.

Vettingun në Policia nuk na e ka kërkuar askush, por e kemi nisur vetë të bindur se ka vend për më mirë. Është një nder i posaçem që nderoj kolegët tuaj të cilët u bënë shembull i kurajos dhe integritetit të policisë që duam”.

Duke folur për policët heronj, Rama tha:Mirënjoihje të thellë për 5 nga ju, që ja dolën ta pëmrbushin detyrën e tyre me nder, edhe pse një tufë grabitësisht lëshuan mbi ta plumba, duke e kthyer fushën e veprimtarisë tuaj, në një fushë betejë për jeta a vdekje dhe duke ju bërë ju, shpresën e fundit dhe fatmirësisht mbrojtjen e një çifti të moshuar bashkëshortësh, Minella dhe Elsa Ruçi

. Dhe ishte po kjo patrullë, që një muaj më parë iu vu me shpejhtësi të lartë gjëmimit dhe kapjesë një grabitësi të armatosur, që i mori jetën një qytetari në Fier. Janë të tillë heronj, që shfaqen nëpër ekrane. Sot, është pikërisht karakteri, bindja dhe vemndosmëria e këtyre pesë kolegëve, që ka vendosur që në shtëpinë erfamiljes së çiftit të moshuar, të mos kishte tragjedi dhe jeta të vazhdonte normalisht.

Përtej faktit siç ndodh çdo herë, që policia e shtetit bën një operacion të sukseshëm, disa kazanë zhurmëmëdhenj, rendën sërish ta trajtonin këtë ngjarje, si një ngjarje ku e dyshuara ishte policia e shtetit. Këtë e herë dhe çdo herë e vërteta na ngushëllon të gjithëve dhe na bën të ndihemi krenarë.

“Policia ka arritur të krijojë 40 milionë euro pasuri kriminale të sekuestruar, 40 herë më shume se 1 milionë eurot te sekuestruara ne vitin 2013. Ka vend për më shumë e për më mirë, dhe kjo qeveri e kupton më mirë se gjithkush këtë.

Vetingu në policinë e shtetit është gjë e re në rajonin tonë, siç është është gjë e re në rajon edhe reforma në drejtësi. Pas pak javësh një tjetër proces vendor do të nisë në 12 qarqe, ku do të ketë ballafaqim publik për forcimin e rolit të policisë në komunitet.

Ky vit do shënojë marrëdhënien e re të përballjes së policise me krimin e organizuar, sepse vitet do vijnë duke u bere të zeza për krimin. Operacioni forca e ligjit sapo ka nisur dhe ky operacion tregon rezultate premtuese.

Ne kemi marrë vendim për t’u dhënë përgjigjen e merituar bandave që me lloj lloj manovrash kanë grabitur shtetin dhe pronarët duke regjistruar prona. Operacioni forca e ligjit do japë përgjigje edhe në ketë drejtim” – përfundoi Rama.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi shtrirjen e operacionit “Forca e Ligjit” edhe më tej në zonat bregdetare për grabitjen e pronave.

Rama tha se pas 27 vjetësh po u jepet përgjigja e merituar të gjitha “bandave me kostume apo me pantallona të shkurtra”.

Rama: Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë se ka një qasje të re për ta shtrirë veprimtarinë e Policisë së Shtetit aty ku deri dje është dukur sikur zona është e lirë dhe për t’iu dhënë një përgjigje të gjithë abuzuesve me pushtet apo me para, me pronat e shtetit apo me pronat e pronarëve të ligjshëm.

Ne kemi marrë një vendim që të bllokojmë regjistrimet e akteve të pronësisë jo për të penalizuar pronarët e vërtetë por për t’ju dhënë përgjigjen e merituar pas 27 vjetësh, zyrtarëve të lartë, të mesëm dhe të gjitha bandave të të gjitha natyrave me kostume apo me pantallona të shkurtra, që me lloj lloj manovrash kanë arritur të grabisin shtetin dhe të grabisin qytetarët, duke bërë regjistrime në rërë, zona të gjelbëruara pranë bregut që janë absolutisht krime.

Një nga elementët është trajtimi i këtyre territoreve si toka bujqësore dhe marrja e disa akteve për t’u kthyer pronarë të rërës, në disa raste të detit, pishave, moçaleve, ku nuk ka pasur kurrë pronarë duke u kthyer në pengesë gjigante për zhvillimin në vend. Jam i bindur që operacioni Forca e Ligjit, do të japë një përgjigje të merituar edhe në këtë drejtim.

Artikulli paraprakNDAHEN NDIHMA PER BANORET E PERMBYTUR
Artikulli tjetërZJARR NË GODINËN QENDRORE UNIVERSITARE, NUK KA TE LENDUAR