Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar konferencën e fundvitit me gazetarët ku ka analizuar mbylljen e 2018-ës në raport me treguesit e punësimit, zhvillimit ekonomik si dhe situatës politike në vend.

Shefi i qeverisë e ka nisur me ekonominë duke deklaruar se shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje.

Ai tha se ekonomia shqiptare sot është më konkurruese dhe se papunësia në vend është ulur nga 18.2% në 12.4% duke prekur kështu uljen më historike të papunësisë

Ne fjalen e tij Rama tha se ministrat e rij që u bënë pjesë e kabinetit qevetari janë secili në provë. Kreu i qeverisë tha se ndryshimet në Qeveri erdhën nga nevoja për reflektim, ndonëse vlerësoi paraardhësit e tyre në kabinet, për të cilët Rama nuk preferoi të përdorë termin “të shkarkuar”, por të zëvendësuar.

Shefi i ekzekutivit vlerësoi ministrat në detyrë si Lindita Nikolla dhe Ditmir Bushati si profesionistë të shkëlqyer.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se është besimplotë se presidenti Ilir Meta do t’i dekretojë ministrat e rinj.

Artikulli paraprak“FAMILJA E MADHE” USHQIME PËR FAMILJET NË NEVOJË
Artikulli tjetër