Pjesa më e madhe e drejtorëve rajonal të qarkut Shkodër do të largohen nga puna. Rreth 80% e tyre që nuk kanë performancën e duhur tha kryeministri Edi Rama në një takim me komitetin e veriut të zhvilluar në Velipojë nuk do të jenë më në postet që mbanin deri më tani. Largimi i drejtorëve ka deklaruar kryeministri do të jetë në bazë të performancës së tyre.

Deputetja Senida Mesi që njëkohësh është edhe koordinatore bashkë me deputetin Luan Harusha, Arben Pëllumbin dhe Musa Ulqinin deklaroi se mbledhja u fokusua edhe mbi shërbimet që do ofrojnë bashkitë

Koordinatori tjetër Arben Pëllumbi u shpreh se nuk është vendosur asgjë sa i përket bashkisë Shkodër

Në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Rama në plazhin e Velipojës në Shkodër morën pjesë edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, ministri i jashtëm Gent Cakaj dhe deputetët e PS Shkodër dhe kryetarët e bashkive të veriut.

Artikulli paraprakSHKODËR, DHUNOJNË KLANDESTINËT PËR TI GRABITUR
Artikulli tjetërPD SHKODER REAGON PËR MBLEDHJEN E KËSHILLIT BASHKIAK