Qeveria shqiptare do të ndërmarrë një operacion të gjerë në mbrojtje të të drejtës së pronës, duke goditur çdo rast abuzimi.Nga Vlora kryeministri Rama deklaroi se vendi ynë duhet të shkëputet njëherë e mirë nga kjo histori skandaloze. Sipas Ramës çështja e pronave është kthyer në pengesë serioze edhe për ekonominë e vendit, ndërsa përgjegjësinë për kaosin e krijuar ndër vite e gjen tek ekzekutivi dhe gjyqësori.

Deklaratat Rama i bëri në konferencën me temë “Mbrojtja e pronës” ku Prokuroria e Përgjithshme, AKKP, Policia e Shtetit dhe Avokatura e Shtetit firmosën një marrëveshje të përbashkët për bashkëpunim ndërinstitucional, kundër abuzimit me pronat.

PUBLICITET