Zbardhen tre emrat e propozuar nga Këshilli i Ministrave për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Mes tre emrave të propozuar nga qeveria tërheq vëmendjen ai i ish-ministrit të Financave në 8 vitet e qeverisë Berisha, Ridvan Bode.

Gjithashtu në listë është edhe Suela Popa, e cila është gruaja e Vangjel Tavos dhe Edlira Luçi. Tre emrat do të shkojnë në parlament për votim.