Prezantuesja e lajmeve në MSNBC, Rachel Maddow ka shpërthyer në lot, ndërkohë që po raportonte lajmin se administrata e Presidentit Trump po strehon foshnje dhe fëmijë emigrantë të ndarë me forcë nga prindërit, në kafaze me dysheme prej betoni në Teksas.

Siç shihet edhe në këtë video Maddow nuk ishte në gjendje të lexonte më shumë se një fjali të lajmit, duke detajuar mënyrën se si foshnjat ishin futur në qendra, para se të fillonin të qanin.

“Zyrtarët e administratës Trump kanë dërguar fëmijë të vegjël…,” filloi ajo përpara se të shpërthente në lot.

Imazhet e botuara këtë javë të fëmijëve dhe të rinjve në objektet e strehimit të SHBA-ve kanë nxitur zemërim kudo në botë.

Më shumë se 2,300 fëmijë mendohet të jenë ndarë me forcë nga prindërit e tyre në kufirin SHBA-Meksikë, pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi politikën e saj të “tolerancës zero” ndaj emigracionit të paligjshëm në maj të këtij viti.

Artikulli paraprakSEKUESTROHET MAGAZINA ME 500 KG KANABIS
Artikulli tjetërDHUNOI GRUAN NË SY TË FËMIJËVE, ARRESTOHET 31 VJEÇARI