Seanca e Kuvendit e nisur sot në orën 10:00 është shtyrë për në orën 18:00 të pasdites pas incidenteve në fillim të fjalës së kryeministrit Edi Rama

Me rinisjen e seancës, opozita është paraqitur në sallë, duke apeluar që kryeministri të kthehej në sallë. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama duhet të jetë në sallë për të folur për buxhetin e shtetit. Seanca e sotme shënoi thyerjen e bojkotit dhe rikthimin e opozitës në Kuvend.

E ndërsa një pjesë e deputetëve e shpëtuan mandatin në seancën e kaluar , pjesa tjetër e grupit të PD dhe LSI-së afatin e fundit e kishte në 23 janar të vitit tjetër, pasi në të kundërt do të humbnin mandatet. Ndërkohë që në rendin e ditës janë disa pika të rëndësishme, mes të cilave; dekreti i presidentit për buxhetin që pritet të rrëzohet nga shumica.

Rrëzimi i Vitore Tushës, e propozuar nga presidenti për kryetare të KLSH, emërimi nga qeveria i tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes të cilëve ish-ministri i PD Bode,

projektligji për policinë e shtetit, miratimi i statusit të dëshmorit, por edhe votimi për lirimin nga detyra të anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bregu. Nesër do të zhvillohet një tjetër seancë plenare, ku pritet që të rrëzohet drafti i PD për vettingun në politikë. Ndërkohë që sot jashtë Kuvendit u zhvillua një protestë nga PD