Rinis testimi për gradën komisar në Konkursin e Policisë së Shtetit.

Burime bëjnë me dije se konkursi do zhvillohet për 4 ditë sipas qarqeve, ndërkohë risi janë rregullat e ndryshuara të testimit pas akuzave për kopjim nga ana e pjesëmarrësve.

Konkurimi i efektivëve të Policisë së Shtetit për gradat “komisar” dhe “kryekomisar’, kryer ditët e fundit, u shoqërua me akuza për manipulime rezultatesh, kopjime në masë, mitmarrje apo edhe implikim të drejtuesve të lartë të Policisë Shtetit.

Por derisa akuzat të vërtetohen, e vetmja gjë e sigurtë në këtë konkurim, është se biografitë e kunkurentëve kanë disa ‘njolla’.

Disa prej atyre që sot fitojnë gradën e ‘kryemisarit’ me anë të konkursit, më parë kanë qenë në gjyq me Ministrinë e Brendshme apo Policinë e Shtetit dhe e fituan këtë hap të karrierës së tyre ushtarake me anë të vendimeve gjyqërore.

Ndërsa disa të tjerë rezultojnë se kanë patur probleme me titullarët më të lartë të Policisë së Shtetit dhe për më keq edhe janë përjashtuar nga radhët e saj.

Artikulli paraprak3 SEANCA BRENDA JAVËS/ 2 GJYQTARË DHE NJË PROKUROR PARA VETINGUT, JA EMRAT
Artikulli tjetër‘TOYOTA YARIS’/ PADIA E BALLËS PËR BASHËN, GJYKATA SHTYN SEANCËN