Situatë alarmante paraqitet në Queensland të Australisë, ku më shumë se 100 vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive.

Siç raportojnë mediat e huaja zjarret vijojnë të jenë të pranishëm prej gati një jave, kjo edhe për shkak të temperaturave rekord.

Autoritetet paralajmërojnë se rreziku vijon të jetë ende prezent deri javën e ardhshme. Ndërkohë jugu i Sydneyt ditën e mërkurë u përfshi nga një stuhi shiu me erë të fortë.

C 2 Articolo 3177867 Upiimagepp